Sport

Behrami, tri javë jashtë fushës

Descriptive Text

Kapiteni Valon Behrami pritet t'i mungojë skuadrës së Udineses të paktën për tri ndeshjet e ardhshme kampionale, si pasojë e lëndimit që e ka pësuar të enjten në stërvitje, kanë njoftuar mediumet italiane.

Behrami ka dëmtuar muskulin e këmbës së djathtë dhe për këtë arsye do të detyrohet të pauzojë të paktën për tri javë. Ai nuk do të jetë në gjendje t'i ndihmojë Udineses për ndeshjet me Chievon, Lazion e Bolognan.

"Udinese do të jetë pa Behramin të paktën për tri ndeshjet e ardhshme shkaku i lëndimit të muskulit të këmbës në stërvitje", ka shkruar "TuttoUdinese", përcjell Koha Ditore.

Behrami 33-vjeçar, këtë edicion ka 17 ndeshje në Serie A dhe një gol të shënuar, kurse te Udinese u transferua në verën e vitit 2017. Ai karrierë ka bërë edhe te Watfordi, Hamburgu, Napoli, Fiorentina, West Hami, Lazio, Genoa, Verona e Lugano.

Me Udinesen ka kontratë deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi edhe edicionin e ardhshëm. Udinese zë vendin e 16-të në kampionat me 19 pikë, pas 23 xhirove të zhvilluara deri më tani.