Sport

Sevilla mposht Lazion, Interi fiton pa Icardin në Europa Ligë

Sevilla ka mposhtur Lazion në Romë, derisa Interi në mungesë të Mauro Icardit siguroi një rezultat pozitiv ndaj Rapid Viennas në Europa Ligë.

Ben Yedder ishte golashënuesi i vetëm në takimin mes Sevillas dhe Lazios, ndërsa për Interin ndaj austriakëve golin e realizoi Lautaro Martinez.

Për Lazion luajtën shqiptarët, Thomas Strakosha dhe Riza Durmishi.