Sport

Prishtina lë pas eliminimin shokues, nis e gatshme garën e vështirë për titull

Prishtina lë pas eliminimin shokues, nis e gatshme garën e vështirë për titull

Eliminimi në çerekfinale të Kupës së Kosovës është përjetuar rëndë te skuadra e Prishtinës, por kapiteni Armend Dallku insiston se tashmë kjo i takon së shkuarës dhe se bardhekaltrit kanë kthyer fokusin kah titulli i kampionit, që do të shpëtonte edicionin.

Prishtina të dielën u eliminua në çerekfinale nga Trepça '89 pas penalltive. Ndeshja u luajt në kryeqytet, ndërsa skuadra vendase u vlerësua favorite e madhe.