Sport

Rikthehet Champions League në Kujtesa

Dy muaj kanë kaluar që nga shorti i fazës së 16-të të Ligës së Kampionëve dhe kompeticionit më të madh Evropian do të rifillojë më në fund këtë javë me katër ndeshje gjatë të martës dhe të mërkurës.

Manchester Unitedi e pret Paris Saint-Germainin dhe Roma do të ndeshet me Porton të martën, ndërsa Tottenham Hotspur përballet me Borussia Dortmund në stadiumin Wembley dhe Ajax k përball kampionin e Evropës Real Madrid të mërkurën.

Kujtesa Sport, do të transmetojë ekskluzivisht edhe për 3 vite rresht më të mirët e botës, UEFA Champions League dhe Europa League. Për herë të parë, pas një vendimi të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në dhjetor 2018, Video Assistant Referees (VAR) do të përdoret në Ligën e Kampionëve nga sot.

Manchester United vs PSG

Gjërat kanë ndryshuar në mënyrë drastike që nga loja e fundit e Ligës së Kampionëve ku Jose Mourinho u zëvendësua nga Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka arritur t’i fitojë 8 nga 9 lojërat që nga emërimi si trajner i Manchester Unitedit. Në krye me liderin Paul Pogba, Manchester United kanë shënuar 23 herë dhe ka pranuar vetëm 6 gola, ku Pogba ka kontribuar me 8 gola dhe 5 asistime.

Ndërkohë, Paris Saint-Germain ende kryeson Ligue 1, 10 pikë larg nga Lille. Gjërat nuk duken mirë për ekipin e Thomas Tuchelit kjo pasi që të dy, Neymar dhe Edinson Cavani, do të mungojnë për shkak të lëndimeve.

Roma vs Porto

Një fitore 3-0 ndaj Chievo Verona i ka lejuar “Romakët” të marrin frymë pak më lehtë pas tre humbjeve të njëpasnjëshme. Nicolo Zaniolo ka impresionuar gjatë gjithë sezonit dhe ekipi pret të njëjtin përmirësim nga lojtarët e rinj Justin Kluivert, Cengiz Under dhe Patrik Schick.

Në anën tjetër, një humbje në finalen e Taca da Liga kundër Sporting CP përfundoi arritjen historike të Portos me 18 fitore të njëpasnjëshme, dhe Benfica gjithashtu ka ngushtuar diferencën me liderët e ligës Porton në vetëm një pikë.

2019 ka parë që Real Madridi të këndellet nga një fillim sezoni katastrofal, por Ajax nuk ka arritur të fillojë vitin e ri kalendarik në mënyrën si e ka përfunduar.

Ajax vs Real Madrid

Pushimi i Eredivise nuk i ka bërë mirë Ajax, të cilët kanë probleme të vazhdueshme në mbrojtje. Ata barazuan 4-4 kundër Heerenveenit pasi kaluan në epërsi 3-1, ata u shtypën 6-2 nga Feyenoord dhe humbën 1-0 fundjavën e kaluar kundër Heraclesit.

Nga loja e fundit e Champions League Real Madrid ka akumuluar 10 fitore, dy barazime dhe dy humbje, dhe gjithashtu fitoi për herë të tretë radhazi Kupën e Botës për ekipe. Los Blancos kanë parë Vinicius Junior - një figurë kyçe në ringjalljen e tyre – i cili ka shënuar katër gola dhe asistuar nëntë në 1,220 minuta të aksionit.

Tottenham vs Borussia Dortmund

Tottenham do të jetë pa dy lojtarët më të mirë të ekipit, Harry Kane dhe Dele Alli. Megjithëse është eliminuar nga Kupa Carabao dhe FA Cup, ka arritur të qëndrojë në pozitën e tretë në Premier League.

Ndërkohë, Borussia Dortmund kryeson në Bundesliga pesë pikë larg Bayern Munich. Ata janë përballur me probleme në mbrojte pasi kanë pranuar shtatë gola, gjë që ka çuar në tre barazime të njëpasnjëshme, një prej të cilave ishte eliminimi i DFB-Pokal nga Werder Bremen. Marco Reus do të mungojë në ndeshjen e parë për shkak të lëndimit.

Për më shumë, analizat sportive mund t’i ndiqni në Studio të UEFA Champions League para ndeshjeve në ora 20:00 dhe pas ndeshjeve në ora 23:00, në KSPORT 1 dhe T7; emision i cili realizohet nga Kujtesa.

Sportin do ta mbani në mend gjithmonë përmes Kujtesës!

(Artikull i Sponsorizuar nga Kujtesa)