“Vinicius ende s’është i gatshëm për ta zëvendësuar Ronaldon”

“Vinicius ende s’është i gatshëm për ta zëvendësuar Ronaldon”

12 shkurt 2019 17:50

Real Madridi ende po e ndien mungesën e Cristiano Ronaldos dhe nuk mund të pretë që zbrazëtia që është krijuar me largimin e portugezit të mbushet nga i riu Vinicius Junior, thotë Jordi Cruyff.

Pesë herë futbollisti më i mirë në botë është bashkuar në verë me Juventusin për 114 milionë euro, pas nëntë sezoneve të suksesshme me Real Madridin, transmeton Koha.net.

“Në fund janë disa lojtarë më të aftë se të tjerët, paraqiten në momente të rëndësishme, dhe të garantojnë një numër të golave. Kur jeni në fushë gjithmonë u besoni opsioneve që keni për shkak të atij lojtari special që e posedoni. Tani Reali më tepër mbështetet tek ekipi dhe mendoj se ende i mungon Ronaldo. E nëse ndeshja shkon 0-0, ai transferim i madh është ai i cili ndryshon balancën”, është shprehur Cruyff për Goal.

Në sezonin e tij të parë në Santiago Bernabeu, 18 vjeçari nga Brazili ka arritur të hyjë në ekipin e parë që nga shkarkimi i Lopeteguit, dhe po shkëlqen nën menaxhimin e trajnerit të ri Santiago Solarit duke shënuar 3 gola dhe 11 asistime.

“Ai është i ri, shumë i talentuar, kjo është arsyeja pse Reali ka paguar atë shifër për të”, është shprehur ai.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme