Te Ajaxi një yll largohet, një tjetër vjen

Te Ajaxi një yll largohet, një tjetër vjen

11 shkurt 2019 10:30

Verën e kaluar shtatë nga yjet më të mëdhenj të Ajaxit u ftuan në një dhomë në kompleksin stërvitor të skuadrës holandeze. Edwin van der Sar, ish-portieri i kthyer në shef ekzekutiv dhe Marc Overmars, një sulmues anësor i shpejtë i kthyer në drejtor sportiv, kishin një video për t'ua treguar atyre.

Secili lojtar u bë çift me një figurë ikonike të historisë së lavdishme të Ajaxit, me një që ndan pozitën, që ndan nacionalitetin apo në një rast edhe gjakun, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Portieri Andre Onana, për shembull, kishte çift Van der Sarin.

Sulmuesi Kasper Dolberg kishte Zlatan Ibrahimoviqin. Justin Kluivert kishte babanë e tij Patrickun. Frenkie de Jong kishte Christian Eriksenin e Matthijs de Ligt u krahasua me Barry Hulshoff, një mbrojtës i skuadrës së lavdishme të Ajaxit të viteve ‘70.

Van der Sar tha se ideja ishte për t'iu treguar atyre se si të bëhen legjenda te Ajaxi dhe Holanda. Filmi ishte bërë për të bindur lojtarët, xhevahirtë e klubit, që t'iu rezistojnë ofertave nga Anglia, Spanja apo Italia edhe për një vit apo më tepër, për të qëndruar bashkë që të fitohen çmime e trofe dhe të bëhet hapi i radhës.

Taktika funksionoi. Gjashtë nga shtatë lojtarët do të paraqiten për Ajaxin kur të përballet me Real Madridin të mërkurën në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve. De Ligt do të drejtojë mbrojtjen. De Jong do të orkestrojë sulmet.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme