Hendboll, Kastrioti e Besa vazhdojnë me fitore KH Kastrioti

Hendboll, Kastrioti e Besa vazhdojnë me fitore

11 February 2019 08:52

Kastrioti e Besa Famgas po vazhdojnë garën e fortë për pozitën e parë në Superligën e Kosovës në hendboll.

Kastrioti i Ferizajt të dielën fitoi në udhëtim ndaj Vushtrrisë me shifrat 33:25, ndërsa Besa Famgas të shtunën në Pejë fitoi lehtë ndaj Dritës së Gjilanit me rezultat 39:11.

Këto ndeshje i kanë takuar javës së 15-të, të parës për stinorin pranveror në Kampionatin e Kosovës për Hendbollistë. Kastrioti e Besa i kanë nga 28 pikë, ndërsa ferizajasit janë të parët vetëm falë goldallimit më të mirë, ndonëse përballjen direkte me Besën e kanë humbur.

Në vend të tretë është Prishtina me 26 pikë. Prishtina luajti të dielën, ndërsa fitoi në Gjilan ndaj Zhegrës me 45:19. Të dielën u luajt edhe ndeshja në Gjakovë në mes të Vëllaznimit e Samadrexhës. Skuadra gjakovare fitoi me shifrat 37:28.

Ndërkohë Trepça të shtunën fitoi ndaj Drenicës në Drenas me rezultat 23:18, për t'i ikur pjesës së poshtme të tabelës. Me fitore Trepça është ngritur në vend të shtatë.

Në javën e 16-të do të luhet derbi në mes të Kastriotit e Besës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme