Sport

Avdijaj i quan të pavërteta lajmet në Holandë dhe Gjermani

Foto: Ilustrim

Lajmet e ditëve të fundit në Holandë dhe Gjermani se Willem II dëshiron ta shesë sulmuesin Donis Avdijaj për arsye disiplinore, i ka vlerësuar të pavërteta vetë futbollisti të enjten, për Sportin në KTV.

Sulmuesi i Kosovës ka theksuar se në Gjermani po qëndron me leje të klubit elitar të Holandës dhe se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

“Ajo që është shkruar në mediume nuk është aspak e vërtetë. Ka pesë ditë që jam në Gjermani për të biseduar me familjen dhe me menaxherin për të ardhmen time, sepse ka disa skuadra të interesuara për mua. Unë në Gjermani kam ardhur me leje të klubit. Në javën e ardhshme do të jem në fushë, në Holandë apo në ndonjë klub tjetër, do të vendoset brenda pak ditësh”, ka thënë Avdijaj.

Burime të Sportit në KTV, të afërta me ish-futbollistin e Schalkes, kanë bërë të ditur se Avdijaj mund ta vazhdojë karrierën në ndonjë klub në Poloni apo Zvicër.

22-vjecari me Willem II ka kontratë deri në fund të këtij edicioni me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Për ekipin elitar të Holandës sulmuesi ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me tre asistime në 19 ndeshje.