Gjysma e skenarit që e çon Prishtinën në fazën e tretë në FIBA Europe Cup ka përfunduar me sukses.
Oliver Wurzburg si lider i Grupit I ka mposhtur Szolnoki Olajn 92:83, për t’ia lehtësuar Prishtinës rrugën drejt kualifikimit tutje.
Prishtinës, që po luan me Pinar Karsiyakan, tash i duhet vetëm fitorja për të siguruar kualifikimin tutje.
Oliver Wurzburg dhe Karsiyaka kanë siguruar tashmë kualifikimin tutje nga Grupi I, ndërsa Prishtina nëse fiton shkon tutje si e treta, pas një ristrukturimi të ligës.
Pas pjesës së parë në Prishtinë, “Plisat” janë në disavantazh prej tre pikësh, 39:42.