Sport

Familjarët kërkojnë trupin e Salas dhe Ibbotsonit, e dinë se janë të vdekur

Foto: Reuters

David Mearns, drejtuesi i kërkimeve për avionin me të cilin po udhëtonte Emiliano Sala dhe piloti David Ibbotson, ka deklaruar se familjarët e të dy personave e dinë se ata janë të vdekur.

Avioni me të cilin po udhëtonte Sala nga Nantes në Cardiff, u gjet të dielën në fundin e oqeanit afër ishullit Guernsey.

Dega e Hetimit për Aksidente Ajrore kishte gjetur një trup në pjesët e avionit që ishte zhdukur. Por deri më tani nuk është vërtetuar nëse është trupi i Salas apo i pilotit David Ibbotson, transmeton kp. 

"Ajo që familjarët e dinë për momentin është se që të dy, Sala dhe Ibbotson, kanë vdekur dhe ata vetëm duan që ne t’ua rikthejmë trupat. Gjëja më e rëndësishme janë trupat", ka thënë Mearns.

"Rikthimi i trupave është gjëja më e rëndësishme për të dy familjet. Aeroplani është punë tjetër, ne duam ta nxjerrim atë nga deti vetëm se në këtë mënyrë mund ta kuptojmë arsyen e rrëzimit. Ajo që di unë është se ne e kemi vetëm një trup për momentin, vetëm kaq di unë. Ata tentuan ta nxjerrin trupin gjatë natës dhe e di se nuk e patën aspak të lehtë", shtoi Mearns.