Me kalimin e Edon Zhegrovës te Baseli është rritur "kolonia" e përfaqësueses së Kosovës në futbollin zviceran. Kosova për përzgjedhës e ka zviceranin Bernard Challandes, ndërsa në Superligën zvicerane luajnë shumë lojtarë të Kosovës.
Te Zuerichu janë disa prej lojtarëve kryesorë të Kosovës si Hekuran Kryeziu e Benjamin Kololli e po ashtu edhe Mirlind Kryeziu. Shkëlqim Demhasaj luan për Luzernin, njëjtë si Idriz Voca, kurse Arbenit Xhemajli është te Xamaxi, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Baseli nuk ka reprezentues të Kosovës, por Zhegrovën përshtatjen më të lehtë do t'ia bëjnë Taulant Xhaka që luan për Shqipërinë dhe Albian Ajeti që luan për Zvicrën.
Zhegrova 19-vjeçar të hënën është huazuar te Baseli nga Genku belg. Huazimi është i vlefshëm për një vit e gjysmë, ndërsa Baseli e ka edhe opsionin për të blerë Zhegrovën në verën e vitit 2020. Zhegrova ka pasur pak hapësirë te Genku dhe shpreson të luajë rregullisht te Baseli, që është prej klubeve më të suksesshme në Zvicër....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)