Sport

Ndahen bursat për shpresat olimpike

Ndahen bursat për shpresat olimpike
 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë ndarjen e bursave për shpresat olimpike për vitin 2019.

Ministri Kujtim Gashi ka bërë ndarjen e vendimeve të bursave për Shpresat Olimpike 2019, pas propozimeve nga federatat përkatëse dhe rekomandimeve nga Komiteti Olimpik i Kosovës, ku sportistët përfitues të bursës do të marrin nga 150 €, pagesë e cila realizohet në bazë mujore për një vit kalendarik.