Sport

Interi shpreson ta transferojë Rakitiqin gjatë verës

Interi do të provojë të transferojë Ivan Rakitiqin nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës, raporton “El Chiringuito”.

Klubi italian ka kërkuar kroatin edhe më herët, krahas bashkëkombësit të tij Luka Modriq, ndërsa tani thuhet se interesimi do të fokusohet vetëm në mesfushorin e Barçës.

Interi shpreson që Rakitiqi të pranojë largimin nga Barça pas transferimit të Frenkie de Jongut.