Puna e Maurizio Sarrit te Chelsea është në rrezik pas humbjes turpëruese ndaj Bournemouthit me shifrat 4:0. Është vetëm hera e dytë në histori të Premier Leagues që Chelsea pëson me katër gola dallim.
Herën e parë ishte kundër Liverpoolit në vitin 1996, para epokës së Roman Abramovichit, dhe Sarri pranoi pas ndeshjes ndaj Bournemouthit se nuk po mund të motivonte lojtarët që ka, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.
Por, cila është arsyeja? Pse duket se Chelsea po bie me trajnerë të caktuar? A ekziston vërtet forca e lojtarëve? Apo është thjesht faji i trajnerit? "Sportsmail" analizon situatën te klubi londinez.
Arritja deri te kjo pikë
Zakonisht duhet më gjatë që një trajner i Chelseat të humbasë ndikimin në zhveshtore. U pa se me Jose Mourinhon fitoi titullin në vitin 2015 dhe përfundoi në vend të dhjetë në vitin 2016. Më pas me Antonio Conten fitoi titullin në vitin 2017 dhe përfundoi në vend të pestë në vitin 2018.
Maurizio Sarri ka arritur të humbasë zhveshtoren në stinorin debutues, kryesisht pasi që skuadra nuk pajtohet me sistemin e tij "Sarri-ball"...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)