Sport

Berisha flet për mundësinë e rikthimit në Kosovë

Dardan Berisha ka filluar të ambientohet në kampionatin italian Serie A, te skuadra e tij JuveCaserta.

Ish-basketbollisti i Pejës dhe Sigal Prishtinës, në ndeshjet e fundit ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në parket për ekipin e tij.

Formën e mirë në të cilën është duke e kaluar Berisha, e ka treguar edhe në ndeshjen ndaj New Basket Brindisi, të cilën e fituan me rezultat 86:82.

Për paraqitjet dhe formën e tij, Dardani ka folur për Sportin në KTV të hënën.

Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, zbulon synimet që kishte me ekipin e tij.

Emri i Berishës flet rreth një rikthimi të mundshëm në kampionatin e Kosovës.

Basketbollisti pejan ka komentuar edhe për ardhjen e trajnerit të ri të Kosovës në basketboll, Brad Greenberg, duke besuar në zgjedhjen e FBK-së.

28-vjeçari në ndeshjen e fundit ishte më meritori për ekipin e tij, duke realizuar 24 pikë për 25 minuta sa ishte në parket, duke shtuar edhe katër kërcime e katër topa të rrëmbyer.