Sport

Hajrizi, kosovari i vetëm i “katërshes së madhe”

Hajrizi, kosovari i vetëm i “katërshes së madhe”
 

Kishte bërë bujë në verën e vonshme të 2016-s kalimi i Drilon Hajrizit te skuadra e basketbollit Prishtina. Ishte prej transferimeve më të mëdha të basketbollit kosovar deri atëherë dhe vazhdon të llogaritet i tillë. Për kundërshtitë që kishte krijuar mbetet i pari në listë, pa shumë konkurrencë.

Basketbollisti mitrovicas kishte luajtur për Pejën prej 2013-s deri në vitin 2016 e deri në vitin 2013 ishte te Trepça, ku edhe u formua si lojtar. Dhe në një lëvizje për shumëkënd të papritur, Hajrizi kishte firmosur me Prishtinën, skuadrën më të madhe rivale si për Trepçën ashtu edhe për Pejën, shkruan sot Koha Ditore.