Sport

Pochettino s’është optimist se Tottenhami do të përforcohet në janar

Mauricio Pochettino ka thënë se nuk është optimist se skuadra e tij do të bëjë ndonjë përforcim në këtë afat kalimtar.

Argjentinasi javën e kaluar kishte deklaruar se skuadra e tij është duke përcjellur disa nga lojtarët që synon para se të mbyllet ky afat kalimtar, pas lëndimeve që pësuan Harry Kane e Dele Alli dhe largimi i Mousa Dembeles drejt Kinës, transmeton Koha.net.

“E dini si punojmë ne, në minutën e fundit mund të ndodhë çdo gjë. Natyrisht, lojtarë të ndryshëm ndoshta do ta kenë mundësinë të largohen nga klubi. Do ta shohim, nuk ka edhe shumë kohë. Disa ditë më parë isha optimist për disa opsione që kishim për të bërë transferime, kishim shanse reale, por sot nuk jam optimist”, ka deklaruar Pochettino.