Trajneri Simone Inzaghi ka deklaruar se Lazio duhet të bëjë një performancë speciale që ta mposhtë ekipin më të mirë në Itali, Juventusin.
Derbi kryesor i kësaj jave luhet në Olimpico me ç’rast Lazio e pret liderin Juventusin, që nuk di për humbje këtë sezon, transmeton Koha.net.
“E dimë se po përballemi me ekipin më të fortë në Itali, dhe njërin nga më të mirët në Evropë. Na duhet një performancë speciale për ta mposhtur, por e kemi bërë më parë dhe shpresojmë ta përsërisimin edhe nesër. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Inzaghi.