Sport

Ylli shpreson të angazhojë Morinën për plejof

Reprezentuesi i Kosovës në basketboll, Gëzim Morina, pritet të ndihmojë ekipin nga Suhareka, Golden Eagle Ylli në fazën e plejofit.

Kryetari i Yllit, Naim Berisha, të martën, ka njoftuar se tashmë ka biseduar me Morinën, i cili është pjesë e ekipit elitar të Sllovenisë, Shençur.

"Kemi biseduar më Gëzimin, i cili më ka thënë se nëse me ekipin e tij aktual nuk siguron plejofin në Slloveni, atëherë 100 për qind do të vijë tek Ylli për të na ndihmuar gjatë fazës së plejofit", është shprehur Berisha.

Shençuri aktualisht është në pozitën e tetë në kampionatin slloven që përbëhet prej dhjetë ekipeve. Ka regjistruar deri më tani gjashtë fitore dhe tetë humbje. Vetëm katër skuadrat e para sigurojnë plejofin dhe ajo e Morinës është larg nga ky sukses.

Morina 26-vjeçar, këtë edicion ka dhjetë paraqitje në të gjitha garat dhe po luan me mesatare prej 5.5 pikëve e 4 kërcimeve për ndeshje. Ai është nga Suhareka, por si i ri ka shkuar në Slloveni ku është zhvilluar si lojtar.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).