Dikur talenti më i madh i futbollit në vend është i gatshëm për një tentim tjetër.
Lorik Aliu, lojtari që si i ri kishte kaluar provat te Borussia Dortmundi, shpreson që 2019-a të jetë vit i tij. Mbi të gjitha shpreson që të mos ketë telashe me lëndime, përkatësisht që gjuri i tij të përballojë ngarkesat. Pa telashe shëndetësore, Aliu është plot besim se do t'ia dalë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani 22-vjeçar, Lorik Aliu të enjten firmosi kontratë dyvjeçare me skuadrën e Llapit, njërën prej skuadrave pretendente për titull të kampionit të Kosovës në futboll.
Për nga niveli Llapi është larg prej skuadrave që katër-pesë vjet më parë e kishin në listat e tyre emrin e Lorikut. Por për një lojtar që ka pushuar katër vjet e gjysmë, Llapi mund të jetë shpëtimtar.
Aliu ka gjashtë muaj që stërvitet me Llapin. Deri të enjten nuk kishte kontratë me skuadrën nga Podujeva, që si shpërblim për nivelin e shfaqur në stërvitje i ka ofruar kontratë për dy vjet. Te Llapi presin që lojtari prishtinas të japë kontribut në rrugën që besojnë se do t'ua sigurojë titullin e kampionit.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).