Plot katërmbëdhjetë klube dhe qindra kikboksierë pjesë e tyre, ka më shumë se dy vite që po stërvitin kot. Ky grup që thotë se përbën shumicën e klubeve të kikboksit të Kosovës, është lënë jashtë ombrellës së Federatës së Kikboksit të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Aktiviteti i vetëm i tyre janë stërvitjet e çdoditshme, por pa mundësi që të garojnë në turne zyrtarë brenda vendit dhe pa mundësi që të fitojnë tituj e mirënjohje.
Grupi i këtyre klubeve kërkon ndryshime urgjente në Federatën e Kikboksit të Kosovës, në mënyrë që të përfshihen në federatë. E këtë ndryshim nuk e kërkon nga Federata dhe kryetari i saj, Fatmir Makolli, pasi kanë humbur besimin në të, por nga Departamenti i Sportit (DS) e sidomos nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
KOK-u thërret Asamblenë e Punës, tri federata kërkojnë votëbesimin e kryetarit dhe të bordit
-
Komuniteti i taekwondos shpreh vullnet t'i japë fund një dekade me probleme
-
KOK-u fton komunat të ndihmojnë klubet për të mos u shuar
-
Kosova largohet nga federata botërore ku ndikimi rus është i madh
-
Procesi i licencimit nxjerr nga loja federatat pa aktivitete