Sport

Feronikeli rikthen Konen

Descriptive Text

Feronikeli ka njoftuar se ka rikthyer lojtarin Ben Hamed Kone që në muajin maj të vitit 2018 u largua nga ish-kampioni i Kosovës.

Kone së pari herë ishte transferuar tek klubi në janar të vitit të kaluar, për t'u larguar pastaj në drejtim të Zvicrës.

“Kone do të t’i bashkohet menjëherë klubit në stërvitje, me ç’rast edhe do të udhëtojë së bashku me pjesën tjetër të ekipit për në Turqi”, thuhet në njoftimin e klubit të Feronikelit.