Sport

Bashkimi pa trajner në derbin shqiptar të BIBL-it

Krunoslav Krajnoviq nuk do ta udhëheqë skuadrën e Bashkimit në ndeshjen kundër Teutës së Durrësit në kuadër të Ligës Ballkanike (BIBL) që zhvillohet të mërkurën (sot, 19:30) në Prizren.

Krajnoviq është larguar nga posti i trajnerit me marrëveshje të dyanshme të martën, ka njoftuar drejtori sportiv i Bashkimit, Artan Kurti. Dhe, pikërisht ai së bashku me dy ndihmësit e tjerë të Krajnoviqit pritet ta drejtojnë Bashkimin në ndeshjen kundër Teutës.

Arsye për ndërprerjen e bashkëpunimit është thënë të jetë atmosfera jo e mirë brenda ekipit dhe pakënaqësitë e disa lojtarëve me punën e trajnerit. Gjithashtu, si arsye janë përmendur edhe largimet e lojtarëve nga Bashkimi, siç ishte ai i Ergin Groshës.

Krajnoviq pati marrë drejtimin e Bashkimit para fillimit të këtij edicioni dhe të martën nuk ka dashur të flasë për këtë çështje.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).