Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Higuaini ka kërkuar fletëlëshimin nga Milani

Foto: Reuters

Gonzalo Higuain ka vendosur të largohet nga Milani.

Sulmuesi argjentinas u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron të largohet në afatin kalimtar dimëror.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Higuaini e ka dorëzuar kërkesën për largim nga rosonerët, pasi e dëshiron transferimin te Chelsea që ka shprehur interesim të vazhdueshëm për të.

‘Zonja e Vjetër’ kërkon 36 milionë euro nga shitja e argjentinasit, që nuk po kalon momente të mira me “kuqezinjtë”.