Sport

Messi thyen edhe një rekord golash në La Liga

Foto: Reuters

Futbollisti argjentinas Lionel Messi bëhet lojtari i parë dhe i vetëm që ka shënuar 400 gola në La Liga.

Këtë e arriti me golin e sotëm ndaj Eibarit në fitoren prej 3 me 0 të Barcelonës, transmeton Koha.net.

Kjo shifër arrihet nga ylli i Barçës në ndeshjen e tij të 435 në La Liga.

31 vjeçari bëhet lojtari i dytë që ka shënuar 400 gola në top pesë ligat evropiane, pas Cristiano Ronaldos i cili ka 409 gola në 507 ndeshje të zhvilluara në Angli, Spanjë, e Itali.