Sport

Drita dëshiron një sulmues të një niveli të lartë për pranverë

Foto: Koha

Drita synon që në këtë afat kalimtar ta sjellë në skuadër një sulmues të një niveli të lartë.

Drejtuesit e kampionit aktual kanë treguar se skuadra mund të përforcohet me një sulmues, por kanë shtuar se janë të kujdesshëm të zgjedhjen e tij, pasi nuk dëshirojnë ti bëjnë gabimet e viteve të shkuara, transmeton KTV.

Skuadra nga Gjilani është e fokusuar që lojtari të jetë nga vendet e rajonit duke e përjashtuar mundësinë që futbollisti i ri të jetë nga një kontinent tjetër përveç Evropës.