Sport

Flamurtari përforcohet me bullgarin Angel Granchov

Fituesi i Kupës së Bullgarisë me CSKA Sofia, Angel Granchov karrierën e tij do ta vazhdojë në Superligën e Kosovës në futboll.

Mediat bullgare raportojnë se mbrojtësi 26 vjeçar tashmë ka arritur marrëveshje me klubin nga Prishtina, Flamurtarin që aktualisht mban vendin e tetë në Superligë, transmeton Koha.net.

Ai ishte pjesë e divizionit të tretë të Bullgarisë me klubin Minor Pernik, derisa pritej që të transferohej në ligën e dytë bullgare te Dobrudja.

Megjithatë, duket se oferta nga Kosova e bindi atë që të bashkohet me Flamurtarin.