Fabio Cannavaro beson se Napoli posedon gjithçka për ta fituar Ligën e Evropës, dhe duhet ta ketë këtë synim, transmeton Koha.net.
Ish-mbrojtësi i këtij ekipi e kishte ngritur trofeun e Ligës së Evropës më Parmën më 1999, dhe dëshiron që këtë ta bëjë edhe Napoli.
“Unë isha i fundit që kam fituar atë që quhej UEFA Cup më 1999”, thotë Cannavaro për Il Mattinon. “Isha te Parma, dhe në atë kohë e kemi dominuar UEFA Cup siç e bëjnë sot spanjollët. Nuk e di pse, kohë pas kohe, ekipet italiane e kanë shpërfillur këtë garë, edhe pse sigurisht që është e lodhshme”.
Ai thotë se triumfi në Ligën e Evropës sjell shumë kënaqësi.
“Triumfi në këtë garë sjell kënaqësi të jashtëzakonshme, dhe Napoli ka gjithçka për ta bërë këtë”, është shprehur Cannavaro.