Sport

Tottenhami mund të jetë pa Sonin për pesë ndeshje

Heung Min-Son mund të humbasë pesë ndeshjet me skuadrën e tij Tottenham Hotspur.

Sulmuesi i Koresë së Jugut, do të marrë pjesë me kombëtaren e tij në Kupën e Azisë, që nis nga 16 janari i vitit 2019, transmeton KTV.

Por sipas “Daily Mail”, drejtuesit e klubit të Tottenhamit, kanë nisur negociatat me drejtuesit e Federatës së Koresë së Jugut, që Son të jetë pjesë e klubit për ndeshjen e 13 janarit me Manchester Unitedin në Premierligë.

26-vjeçari do të mungojë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Carabao Cup ndaj Fulhamit, kundër Chelseat në rrethin e katërt të Kupës FA, si dhe në dy ndeshjet në Premierligë, ndaj Watfordit dhe Newcastle-it.

Son pritet t’u bashkohet londinezëve në ndeshjen e 10 shkurtit ndaj Leicesterit.