Sport

Schumacher i vetëdijshëm gjatë transferimit për në spital

Schumacher i vetëdijshëm gjatë transferimit për në spital
 

Lozanë, 20 dhjetor - Gjatë transferimit me ambulancë nga spitali i Grenoblës në qendrën e rehabilitimit të Spitalit Universitar të Lozanës, ish-kampioni legjendar i Formula 1, Michael Schumacher ishte i vetëdijshëm.

”Ai pothuajse gjithmonë i mbajti sytë hapur, nuk fliste, por komunikoi me lëvizje të lehta”, shkruan gazeta zvicerane ”Blick”, transmeton ATSH.