Sport

Zuerichu pret kërkimfalje nga Kololli

Trajneri i Zuerichut, Ludovic Magnin, ka thënë se pret kërkimfalje nga Benjamin Kololli që do të gjobitet për veprimin e tij gjatë ndeshjes kampionale kundër Luganos, e zhvilluar të dielën.

Kështu ka shkruar e përditshmja "Blick". Magnin nuk ka dashur t'i kushtojë vëmendje veprimit të reprezentuesit të Kosovës, që reagoi ashpër pas zëvendësimit, duke e thyer pjesën e epërme të bankës së rezervistëve, transmeton Koha Ditore.

26-vjeçari është nervozuar me vendimin e trajnerit për ta zëvendësuar në minutën e 65-të, kështu që kur u afrua të banka e rezervistëve, e qëlloi pjesën e epërme tri herë me grusht derisa e shpoi. Kolollin u mundua ta qetësojë trajneri Magnin, por nuk pati sukses. Magnin më vonë është munduar ta arsyetojë veprimin e futbollistit të tij.

"Ai ishte i nervozuar me mua, me bashkëlojtarët dhe veten. I thash që nervozen ta shprehë më vonë, jo gjatë ndeshjes dhe para të tjerëve në stadium", ka thënë Magnin. "Por ne jemi njerëz dhe jo makineri. Emocionet janë pjesë e futbollit. Edhe unë kur kam qenë futbollist kam ditur t'i tejkaloj kufijtë"....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)