Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të enjten (sot) do t'i mësojë kundërshtarët e garës shtesë për të siguruar kualifikimet për "Eurobasket 2021".
Në ndeshjet parakualifikuese dështoi. Shorti për rastin e dytë që Kosova të arrijë pjesëmarrjen në eliminatore të rregullta të Evropianit 2021, do të hedhet sot në Beograd. Turneu shtesë do të zhvillohen gjatë muajit gusht të vitit të ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.
Në Beograd, kundërshtarët do t'i mësojnë edhe kategoritë e reja (U16, U18, U20), meshkujt dhe femrat.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka kandiduar për ta organizuar Evropianin e Divizionit B të grupmoshës U20 te femrat. Në Divizionin B janë 14 përfaqësuese, në mesin e tyre edhe pesë të shteteve që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.
Vendimi nëse do t'i jepet e drejta e organizimit, do të merret më 17 dhjetor në mbledhjen e jashtëzakonshme të Bordit të FIBA Evropës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Basketbollistet e Kosovës mësojnë kundërshtaret
-
FBK thotë se është ftuar nga FIBA që të aplikojë për të organizuar ndonjë Evropian
-
Kosova mëson grupin për “Eurobasket 2021” nëse kalon parakualifikimet
-
FIBA i bën presion Bosnjës e Hercegovinës për t’ua dhënë vizat kosovarëve
-
Të rinjtë e Kosovës në basketboll mësojnë kundërshtarët në Evropian