Moment i jashtëzakonshëm në Anfield, një fans ia shpjegon të verbërit golin e Salahut

Moment i jashtëzakonshëm në Anfield, një fans ia shpjegon të verbërit golin e Salahut

12 dhjetor 2018 21:36

Ndeshja e mbrëmshme ndërmjet Liverpoolit dhe Napolit në Anfield Road ka prodhuar një moment jo të zakonshëm, pasi në tribuna ishte edhe një person i verbër.

Ishte Mohamed Salah ai që shënoi golin e fitores në këtë përballje që i siguroi kualifikimin Liverpoolit në 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve, transmeton Koha.net.

Por, përveç golit të Salahut që mori vëmendjen ishte edhe momenti kur një fans ia shpjegon një personi të verbër se si “Mbreti Egjiptian” e shënoi golin kur po luhej minuta e 34.

Kjo video ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, të cilën mund ta shikoni më poshtë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme