Prishtina humb në ndeshjen e parë të fazës së dytë në FIBA Europe Cup
Prishtina është mposhtur nga Oliver Wurzburgu në ndeshjen e parë të fazës së dytë në FIBA Europe Cup.
Gjermanët fituan 95:77 në një duel që në tri raundet e para ishte i barabartë. Në të fundit vendasit triumfuan me 11 pikë epërsi për të shënuar fitoren e parë në Grupin I.
Pos këtyre dy skuadrave, në Grupin I janë edhe Szolnoki Olaj e Pinar Karshiyaka.
19:01
Live: Oliver Wurzburg – Prishtina në FIBA Europe Cup
Ka nisur takimi i parë i fazës së dytë të FIBA Europe Cup, mes Oliver Wurzburgut dhe Prishtinës.
Kjo është përballja e parë në kuadër të Grupit I të fazës së 16 më të mirëve.
Pos këtyre dy skuadrave, në Grupin I janë edhe Szolnoki Olaj e Pinar Karshiyaka.