Sport

Liverpooli fiton “finalen” e grupit me Napolin

Liverpooli ka vazhduar qëndrimin në Ligën e Kampionëve duke mposhtur Napolin në të ashtuquajturën finale të grupit C.

Heroi i këtij takimi ishte Mohamed Salah që realizoi golin e vetëm dhe portierit Alisson Becker që priti një goditje të Arkadiusz Milikut në minutat e fundit të takimit duke mos lejuar Napolin që të siguronte barazimin që e çonte tutje në garën evropiane.

Të kuqtë kanë mundur të caktonin dilemën e fituesit në dhjetë minutat e fundit të takimit sikur Sadio Mane të realizonte dy raste të sigurta para portierit Ospina të Napolit.

Me këtë fitore Liverpooli mbetet në pozitën e dytë me nëntë pikë, aq sa ka edhe Napoli që tani do të bëjë pjesë në Ligën e Europës.