Sport

24 shqiptarët në 4 ligat më të forta të Evropës

Shumë futbollistë shqiptarë janë duke bërë karrierë në ligat më të forta të Evropës.

Së fundmi listës së gjatë të futbollistëve shqiptarë në katër ligat më të forta të Evropës iu shtua edhe Leon Dajaku që debutoi në Bundesligë me Stuttgartin.

Me të numri shkoi në 24, që është më i madhi ndonjëherë.

Kjo është lista e futbollistëve në katër ligat më të forta evropiane, në Premier Ligë, Serie A, La Ligë e Bundesligë:

Premier League (5): Xherdan Shaqiri (Liverpool), Granit Xhaka, Shkodran Mustafi (Arsenal), Florent Hadërgjonaj (Huddersfield), Arijanet Muriq (Manchester City)

La Liga (3): Adnan Januzaj (Real Sociedad), Enis Bardhi, Armando Sadiku (Levante)

Serie A (10): Elseid Hysaj (Napoli), Thomo Strakosha, Riza Durmishi, Valon Berisha (Lazio), Etrit Berisha, Berat Gjimshiti (Atalanta), Valon Behrami (Udinese), Blerim Xhemaili (Bologna), Frederic Veseli (Empoli), Përparim Hetemaj (Chievo)

Bundesliga (6): Admir Mehmedi, Elvis Rexhbeçaj (Wolfsburg), Milot Rashica (Werder Bremen), Amir Abrashi (Freiburg), Meritan Shabani (Bayern Muenchen), Leon Dajaku (Stuttgart)