Drejtori i Milanit, Leonardo ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimoviq nuk do të largohet nga LA Galaxy.
Në një reagim për mediat italiane, Leonardo nuk dëshiron që Ibrahimoviq të rikthehet me fanellën e Milanit, por theksoi se tashmë kjo është e pamundur.
“Të dy ne menduam për këtë, por ai e mban fjalën e tij. Ibrahimoviq nuk do të kthehet në Milan. Ai i dha fjalën Galaxyt që do të rinovojë kontratën e tij. Ne menduam për kthimin e tij dhe ai mendon që të vijojë karrierën e tij në Amerikë”, tha Leonardo për Sky Sports, transmeton ksp.
“Do të kishte qenë një histori e mrekullueshme dhe një sinjal i fortë, por nuk do të jetë e mundur”, përfundoi ai.
Ibrahimoviq ka qenë në kontakte me Milanin për muaj të tërë, por siç duket transferimi i tij në Itali nuk do të ndodhë.