Sport

Napoli e Milani, me ndeshje të lehta në letër

Ballafaqime të lehta pritet të kenë Napoli e Milani.

Napoli i vendit të dytë në tabelë do ta pres vendin e parafundit në tabelë, Frosinonen, të shtunën në ora 15:00.

Napolitanët e drejtuar nga Carlo Ancelotti e kërkojnë fitoren e radhës që të mbesin në luftë për titull në “Stadio San Paolo”, transmeton KTV.

Nuk ka ndonjë futbollist që është i lënduar së fundmi te Napoli, përveç Chiriches e Simone Verdit që është i dëmtuar në muskul.

Në shtatë ndeshjet e fundit Frosinone nuk ka arritur fitore ndaj Napolit, por ka nxjerrë dy barazime e është mposhtur pesë herë.

Milani ndërkohë e mbyll xhiron e 15-të dhe luan në shtëpi kundër Torinos. “Rossonerët” dolën në vendin e katërt pas fitores në vikend 2:1 kundër Parmas, e Torino është dy pozita më poshtë se Milani, me katër pikë më pak.

Me statistika, Milani konsiderohet favorit, pasi nuk është mposhtur në shtëpi nga kjo skuadër në 17 duelet e fundit në shtëpi, me 12 fitore e pesë barazime.

Ivan Striniq, Mattia Caldara, Lucas Biglia, Matteo Mussachio, Giacomo Bonaventura dhe Alessio Romagnoli do të jenë jashtë fushës. Ricardo Ridriguez pritet të luajë në qendër të mbrojtjes, kurse lajmi i mirë është rikthimi i Gonzalo Higuainit që e ka përfunduar suspendimin e dy ndeshjeve, dhe partner në sulm pritet ta ketë Patrick Cutronen.

Milani në përgjithësi ndaj Torinos ka 66 fitore, Torino ka 40 derisa 59 herë skuadrat janë ndarë baras.