Sport

Dauwalkter, femra që kalon meshkujt në gara mbi 320 kilometra

Në orën 1:40 të mëngjesit, duke vrapuar nëpërmjet drunjve në afërsi të liqenit Tahoe, Courtney Dauwalkter nisi të kishte halucinacione.

Ajo pa kukulla të gjalla duke luajtur në një litar të vendosur anash shtegut. Drunjtë dhe gurët u kthyen në fytyra, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

Ajo ishte në natën e dytë të saj pa gjumë, ndërsa kishte kaluar 165 milje (265 kilometra) nga 205 milje (330 kilometra) sa i kishte gara nëpër male, duke e shtyrë trupin e saj drejt niveleve fizike që konsideroheshin të pamundura jo shumë kohë më parë dhe duke parë gjëra të çuditshme natën.

Dauwalter kishte qenë në këmbë për afro 40 orë dhe po udhëhiqte një grup prej 215 garuesve. Ajo kishte synim për të vendosur rekord shtegu në garën e shtatorit "Tahoe 200", një prej një serie të garave të ultaramaratonave, një çmenduri e radhës në mesin e ithtarëve të vrapimeve të gjata....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)