Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviq, përballjen e përfaqësueses së vendit të tij dhe të Kosovës e sheh si shumë të vështirë për ta organizuar "më vështirë edhe se ndaj Serbisë".
Mali i Zi dhe Kosova kanë rënë në një grup, në atë A eliminator për "Euro 2020", të cilin e plotësojnë edhe Anglia, Çekia e Bullgaria, përcjell sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSaviçeviq në një intervistë për mediumin serb "Telegraf.rs", ka thënë se pret një sfidë shumë të vështirë në organizimin e ndeshjes kundër Kosovës që më datën 7 qershor të vitit të ardhshëm do të zhvillohet në Podgoricë.
Sipas tij, organizimi i kësaj ndeshjeje do të jetë dukshëm më i vështirë sesa ai me Përfaqësuesen e Serbisë në kuadër të Ligës së Kombeve këtë vit. Këto janë deklaratat e para të Saviçeviqit prej se është tërhequr shorti në Dublin, të dielën e shkuar...(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)