Trajneri Shpëtim Duro së fundi ka thënë se prioritet i skuadrës së tij, Drita, nuk është mbrojtja e titullit, por triumfi në garat e Kupës.
"Ky vendim" u zbulua pasi ekipi i tij u mposht fundjavën e shkuar në derbi nga Prishtina. Skuadra kampione do të dimërojë në vendin e gjashtë me 16 pikë më pak se liderja, Prishtina, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumë më herët se Duro, që është angazhuar për të ndihmuar Dritën të mbrojë titullin, dorë nga gara për titull ka hequr trajneri i Bashkimit, Krusoslav Krajnoviq. Skuadra prizrenase stinorin e shkuar ishte më e mira në basketboll, por këtë stinor është larg Prishtinës dhe disa skuadrave më të vogla.
Duro, që në krye të Dritës zëvendësoi Bekim Isufin, ka thënë se ekipi i tij tash e tutje synimin kryesor për këtë edicion e ka Kupën e Kosovës. Drita ka arritur në 1/8 e finales të kësaj gare.
"Sigurisht, fokusi është te Kupa e Kosovës që mbetet objektivi kryesor për këtë edicion. Është normale të mos mendohet për mbrojtjen e titullit. Për të fituar titullin duhet një fillim i mirë i edicionit, sepse është vështirë të rikuperosh pikët e humbura", ka thënë Duro, duke shtuar se ka kërkuar dy apo tre lojtarë për të shtuar cilësinë në ekip për pjesën pranverore.
"Diferenca e pikëve në kampionat është e konsiderueshme dhe shumë e vështirë që të rikuperohet. Kjo edhe është arsyeja që tash do të shikojmë vetëm kah kupa".
Në garat evropiane dalin vetëm dy skuadra, kampioni dhe fituesi i kupës, andaj skuadrat gjithnjë e më shumë po i japin rëndësi Kupës.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).