Mancini me Italinë synon ta fitojë Euro 2020

Mancini me Italinë synon ta fitojë Euro 2020

04 December 2018 19:06

Roberto Mancini ka deklaruar se Italia duhet të jetë njëra prej kandidateve për ta fituar Kampionatin Europian që mbahet në vitin 2020.

“Duhet të jemi gati për Euro”, ka thënë Mancini në një konferencë për media.

“Duhet të kualifikohemi dhe të jemi një prej kandidatëve për ta fituar. Ky është objektivi ynë. Fatmirësisht lojtarët që kam në kombëtare janë teknikisht shumë të mirë. Insigne është njëri prej tyre dhe kjo është përparësi”, ka shtuar ai.

“Kam lojtarë që shoqërohen me njëri-tjetrin sepse flasin të njëjtën gjuhë dhe ai është njëri prej lojtarëve me kualitet”, ka thënë veç të tjerash Mancini.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme