City rrezikon të suspendohet nga Liga e Kampionëve

City rrezikon të suspendohet nga Liga e Kampionëve

04 December 2018 10:46

Manchester City raportohet se mund të suspendohet nga Liga e Kampionëve nëse del se ka shkelur rregullat e Fair-Playit financiar të UEFA-s.

Qeveria evropiane e futbollit po hulumton raportimet se klubi ka manipuluar me kontrata për të shmangur problemet me ligje.

City ishte gjobitur me 49 milionë funte, plus i ishte limituar hapësira për transferime dhe pagat, pasi ishte gjetur fajtor për shkelje të këtyre ligjeve më 2014.

Gjithsesi, “The Mirror” raporton se UEFA po heton dhe po mendon përjashtimin e Cityt nga “Championsi” nëse del sërish fajtor.

Zyrtarët konsiderojnë se gjobat më s’kanë ndikim ndaj Cityt dhe i vetmi opsion që mund “ta mbushë mend” do të jetë përjashtimi i përkohshëm.

City tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në 16 më të mirat.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme