Manchester City raportohet se mund të suspendohet nga Liga e Kampionëve nëse del se ka shkelur rregullat e Fair-Playit financiar të UEFA-s.
Qeveria evropiane e futbollit po hulumton raportimet se klubi ka manipuluar me kontrata për të shmangur problemet me ligje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCity ishte gjobitur me 49 milionë funte, plus i ishte limituar hapësira për transferime dhe pagat, pasi ishte gjetur fajtor për shkelje të këtyre ligjeve më 2014.
Gjithsesi, “The Mirror” raporton se UEFA po heton dhe po mendon përjashtimin e Cityt nga “Championsi” nëse del sërish fajtor.
Zyrtarët konsiderojnë se gjobat më s’kanë ndikim ndaj Cityt dhe i vetmi opsion që mund “ta mbushë mend” do të jetë përjashtimi i përkohshëm.
City tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në 16 më të mirat.