Sport

Behrami i lumtur që ka kaluar lëndimet e mëdha

Mesfushori Valon Behrami është i lumtur që nuk ka munguar në shumë ndeshje së fundi për shkak të lëndimeve.

“Vitin e kaluar kam pasur shumë komplikime. Këtë vit kam ndryshuar mënyrën e punës dhe pozicionit tim. Rezultatet janë në favorin tim. Kam një problem në këmbë, por jam i qetë, sepse këtë vit kam bërë punë të madhe për të shmangur lëndimet serioze, të cilat më përcollën vitin e kaluar”, ka thënë Behrami për “udineseblog.it” të hënën.

Kapiteni i Udineses, edicionin e kaluar luajti vetëm 20 ndeshje.

Ka munguar në shumë ndeshje vendimtare për shkak të problemeve me lëndime.

Këtë vit, 33-vjeçari është në formë fizike shumë të mirë. Ka luajtur 11 ndeshje dhe është vlerësuar ndër më të mirët.