Trajneri i kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka komentuar shortin e Grupit A të kualifikimeve për Evropian, pjesë e së cilës është e Kosova.
Ai thotë se kombëtaret jo shumë të njohura do të jenë shumë të motivuara të luajnë ndaj Anglisë, sidomos në ndeshjet si vendas, transmeton Koha.net.
Në Grupin A përveç Anglisë dhe Kosovës janë edhe Republika e Çekisë, Bullgaria e Mali i Zi.
“Kur luani kundër vendeve më pak të njohura, motivimi i tyre për të luajtur ndaj Anglisë është shumë i lart. Veçanërisht ndeshjet që do t’i luajmë në udhëtim, mund të ketë atmosferë vërtetë të tensionuar, por jemi duke kaluar në momente të mira si ekip dhe duam t a mbajmë këtë momentum”, është shprehur ai, raporton Sky Sports.