Sport

BBC: Kosova një nga rivalët e vështirë me të cilën Anglia mund të përballet

Kosova vlerësohet si njëra ndër kundërshtarët më të vështirë me të cilën mund të përballet kombëtarja e Anglisë, raporton BBC.

BBC ka bërë një zgjedhjen e shortit më të vështirë dhe më të lehtë të mundshëm për Anglinë në kualifikueset për Evropian, shorti i të cilit do të hidhet nesër në Dublin.

Sipa BBC-së shorti më i vështirë i mundshëm për Anglinë, së paku në letër, është përballja me Gjermaninë, Sllovakinë, Greqinë, dhe Kosovën, transmeton Koha.net.

E skenari më i mirë i mundshëm për Anglinë është përballja me një grup të njëjtë me Ukrainën, Bullgarinë, Qipron, dhe Gjibraltarin.

Top dy ekipet nga 10 grupet kualifikuese për Evropianin 2020, që do të zhvillohet në 12 vende, do të sigurojnë biletën për Evropian.

Shorti do të hidhet nesër nga ora 12:00. Kujtojmë se Kosova është në vazon e pestë, derisa ka siguruar ‘play-offin’ në Ligën e Kombeve që mund ta dërgojë në Evropian.