Chelsea ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Paokut në kuadër të Ligës së Evropës.
Vendasit shënuan fitore prej 4 me 0 në Stamford Bridge, transmeton Koha.net.
Paoku e nisi shumë keq takimin, pasi mbeti me një lojtar më pak në fushë qysh në minutën e shtatë kur Khacheridi u ndëshkua me karton të kuq.
Kjo edhe më tepër ia lehtësoi punët Chelseat që shënoi katër gola në këtë takim.
Giroudi shënoi dy gola, e nga një gol shënuan Hudson-Odoi dhe Morata.
Në vendin e parë të Grupit L klubi londinez ka 15 pikë. Kurse Paoku në vendin e fundit ka 3 pikë.