Ylli i Romës, Edin Xheko, raportohet se mund të mungojë të martën në ndeshjen ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Skuadrat takohen nesër në Olimpico në garë për pozitën e parë të Grupit G.
Xheko ka realizuar pesë gola dhe ka katër asistime deri tash në Ligën e Kampionëve, por rrezikon të mungojë për shkak të një problemi muskulor të shfaqur sot në ushtrime.
32-vjeçari konsiderohet lojtar kyç për romakët.