Sport

Basketbolli, dëshmi se si i sheh Maqedonia ndeshjet me Kosovën

Basketbolli, dëshmi se si i sheh Maqedonia ndeshjet me Kosovën

Më shumë se për ndeshjet e vitit të ardhshëm, tifozët e përfaqësueses së Kosovës në futboll po shfaqin interesim për një ndeshje që pritet të luhet në fund të marsit të vitit 2020.

Gjatë 2019-s Kosova do të luajë në kualifikimet e rregullta për "Euro 2020" dhe nëse përmes tyre nuk kualifikohet për Evropian, atëherë në mars të vitit 2020 do të luajë në udhëtim ndaj Maqedonisë në gjysmëfinale të plejofit të Ligës D të Ligës së Kombeve. Ndeshja natyrisht do të luhet me Maqedoninë, nëse edhe Maqedonia dështon të kualifikohet përmes kualifikimeve të rregullta, shkruan sot Koha Ditore.